Analizë në lidhje me “ligjin” për moslejimin e telefonave celularë në shkolla/ NGA Thanas Dimco
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 5 min read
Sigurisht, që në nisje të analizës, përballemi me mangësitë e mëdha të trasparencës dhe mënyrat e domosdoshmë që nevojiten për të realizuar në mos 100%, të paktën me 80% zbatimin e këtij rregulli (apo ligji) të domosdoshëm për shumë arsye:
1. Kontrolli prindëror mbi fëmijët dhe adoleshentët i cili është bërë i pamundur për shkak të telefonave celularë.
2. Figura e mësuesit është në minimumet historike si “shembull” dhe “udhëzues” pasi mësuesit sot janë deri të papërfillshëm shpesh herë për brezat e rinj, ku telefoni celular shërben si mjet santazhi për mësuesit të cilët pse jo, duhet të qortojnë nxënësit, kur këta të fundit gabojnë.
3. Rreziku i ekspozimit masiv ndaj rreziqeve online, të cilat tashmë me integrimin e shpejtë të AI ka marrë përmasa të frikshme.
4. Ndalimi i “prodhimit të injorancës”, ku tashmë një numur ekstremisht i lartë nxënësisht dalin nga bankat e shkollës thuajse analfabetë pasi notat e tyre i mer “smartphone” dhe motorët e kërkimit…dhe jo ata me meritën e tyre…
5. Shamngia në kohë reale e konflikteve banale që për fat të keq sa vjen e më tepër po marrin jetë njerëzore, për shkak të “ushqyerjes” në kohë reale në rrjetet sociale të këtyre konflikteve, gjatë orarit të shkollës.
6. Ndalimin e shpërndarjes së narkotikëve në orar dhe afërsi të shkollave.
7. Ndalimin e bullizimit apo shpërndarjen e materjaleve pornopedofilike dhe pedopornografike midis të rinje në orar të mësimit.
8. Ndalimin e përndjekjes apo santazheve të ndryshme në orën e mësimit jo vetëm në raportet nxënës-nxënës por dhe ato nxënës-mësues.
Këto janë vetëm disa nga arsyet pse ky ligj është i domosdoshëm.
Lind pyetja në mënyrë natyrale:
A ka kryer Qeveria dhe ekspertët takime dhe evidentime statistikore të rasteve të sipërpërmendura, a ka menduar për një plan se si do e realizojë me sukses zbatimin e këtij ligji? Apo e ka bëre vetëm Copy-Paste si përmbajtie nga Italia, dhe troket gjoksin sot si shpëtimtari i njerëzimit dhe i brezave të fëmijëve tanë???
Si mendon qeveria që ta zbatojë këtë ligj?
- Duke kryer kontrolle trupore të fëmijëve tanë nga rrojet e shkollave, mësuesit apo oficerët e sigurisë?
E pamundur, shkelje e të drejtave të të miturve dhe të njeriut.
- Duke gjobitur të miturit apo prindërit nësë fëmija i tyre gjendet me celular me vetë?
E pamundur, pasi s’ka ligj në botë, madje as në diktaturat më të egra, që të mund ta lejojë.
-Duke i ofruar vende të sigurta për të depozituar telefonat përpara nisjes së mësimit?
Është një opsion, por përvec se ka një kosto të lartë, ku të gjitha shkollat duhet të paisen me kaseta sigurie për c’do nxënës dhe mësues, do dështontë pasi vetëm një përqindje e ulët do e depozitonin?
Atëhere si realizohet kjo?
Sigurisht që nuk realizohet me diktat dhe me gjoba, as duke shpresuar në vullnetin e mirë të nxënësve dhe mësuesve, pasi jetojmë në vitin 2025 dhe tashmë smartphoni është kthyer në pjesë aktive të jetës të secilit prej nesh, por kjo nuk do të thotë që të mos zbatohet "dorë e hekurt" për të mirën e fëmijëve tanë!
Zgjidhjen e kam propozuar në formën e një projektligji më tepër se një vit më pare…. pranë Ministrisë së Arsimit…pa marrë asnjë përgjigje.
Po e ripostoj sot për kujtesë publike, për të theksuar se si trajtohen këtu në këtë vend profesionistët dhe inisiativat e tyre, qofshin ato të guximshme apo të nxituara, por që nuk marrin kurrë një përgjigje nga institucionet e këtij vendi!
Përpara së të postoj sugjerimet e mia, dua të theksoj se në nivele të ndryshme arsimore, teknikat e zbatuara duhet të jenë të ndryshme, për shkak të vetë natyrës njerëzore dhe nevojave apo pjekurisë që ka secila grupmoshë, ndaj po postoj propozimin për shkollat 9-vjecare që janë dhe më delikatet dhe më të ekspozuarat për rreziqet që mbart mbajtia e një telefoni celular smartphone në këto mosha të miturish (Ligjërisht në fakt nuk duhet të kenë fare akses në asnjë rrjet social apo aplikacion…).
Projektligj për bllokimin e valëvë celulare dhe përdorimit të internetit në shkollat 9-vjecare.
Për të monitoruar dhe bllokuar të dhëna brenda një rreze prej 100 metrash lineare në një shkollë, mund të merrni parasysh pajisjet si:
1. Sistemet e menaxhimit të rrjetit Wi-Fi: Disa sisteme të avancuara të rrjetit ofrojnë mundësinë për të kontrolluar qasjen në rrjet, filtruar trafikun dhe monitoruar pajisjet e lidhura. Këto router-a ose pika akses mund të konfigurohen për të kufizuar qasjen në përmbajtje të caktuar ose pajisje brenda një zone specifike.
2. Firewall me nivel rrjeti: Një firewall mund të përdoret për të bllokuar lloje specifike të trafikut ose adresa IP, duke garantuar që të dhëna të caktuara nuk mund të transmetohen ose priten brenda rrezeve të dëshiruara.
3. Sistemet e filtrimit të internetit: Mjetet e filtrimit të përmbajtjes mund të implementohen për të bllokuar faqet e internetit të papërshtatshme apo kategori specifike përmbajtjesh sipas politikave të shkollës.
4. Rrjeti Wi-Fi me geofencing: Disa sisteme më të avancuara të rrjetit përdorin teknologjinë e geofencing për të kufizuar qasjen në rrjet në bazë të vendndodhjes fizike. Kjo mund të jetë e dobishme për të siguruar që vetëm pajisjet e autorizuara mund të aksesojnë të dhënat në një zonë specifike.
5. Rrëfyes të sinjalit dhe sisteme monitorimi: Pajisjet që mund të zbulojnë dhe analizojnë trafikun e të dhënave mund t'ju ndihmojnë të menaxhoni kush po akseson cilat informacione dhe të lejojnë masa kontrolli. Nëse po mendoni për kufizime më të rrepta ose mbrojtjen e të dhënave, është e rëndësishme të merrni parasysh edhe implikimet ligjore dhe të privatësisë, veçanërisht në një ambient shkollor. Ju rekomandoj të konsultoheni me një ekspert të rrjetit ose një këshilltar ligjor për t'u siguruar që respektoni të gjitha rregullat në fuqi.
6. Jammer-at, ose "shqetësuesit e sinjaleve", janë pajisje të dizajnuara për të ndërprerë komunikimet tunuese, duke përfshirë sinjalet celulare dhe GPS. Megjithatë, dizajni i tyre specifik mund të ndryshojë. Në teori, është e mundur të ndërtohet një jammer që bllokon banda specifike frekuencash të përdorura për komunikimet celulare ndërsa lë në paqe ato të përdorura për GPS. Megjithatë, në praktikë, kjo është komplekse dhe mund të jetë e vështirë. Për më tepër, përdorimi i jammer-eve është i paligjshëm në shumicën e vendeve, duke përfshirë Italinë, pasi ata mund të ndërhyjnë në komunikimet legjitime dhe të përbëjnë një rrezik për sigurinë publike. Nëse keni nevojë të kufizoni përdorimin e të dhënave mobile pa ndikuar në GPS, ekzistojnë mundësi më ligjore dhe të sigurta, si konfigurimi i cilësimeve të telefonit ose përdorimi i mjeteve softuerore për të menaxhuar qasjen në të dhëna. Në përmbledhje, megjithëse ka mënyra teknike për të projektuar një jammer me këto specifika, është më mirë të shmangni përdorimin e pajisjeve të tilla për arsye ligjore dhe sigurie.
Ky është vetëm një draft i zgjidhjeve të mundshme dhe të pafundme, ku mund ta bejmë smartphonin të ketë funsionin real të një kutie plastike pa vlerë dhe funksion gjatë orarit mësimor, pavarësisht se dikush e ka apo jo me vete, duke mos pasur mundësi ta përdorë si telefon apo të ketë akses në internet, ai e humb funksionin e tij dhe ngelet rrezik vetëm për regjistrime dhe video të fshehta…gje që varet nga karakteri dhe edukata e c’dokujt dhe jo nga një paisje teknologjike…
Për c’ka kam shkrojtur, nuk i jap të drejtë CHATGPT-së publike (Qeverisë Shqiptare) që të përdorë idenë pasi kjo ka copyright!
Ligjet janë bërë që të zbatohen, por jo kur ato bëhen copy-paste nga vende që jane 100++ vjet përpara nesh dhe c’ka më tepër rëndësi, pa investime mos prisni që ligji të jape frute…me frymën e shenjtë sot në vitin 2025…nuk bëhet asgjë…
NGA: Thanas Dimco
“KORÇA BOOM”
