Ngjarje nga qarku i Korçës: Arrestime, procedime penale dhe një person në kërkim
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka bërë të ditur disa raste të procedimeve penale dhe arrestimeve të kryera në territorin e saj gjatë ditëve të fundit, në kuadër të forcimit të rendit dhe sigurisë publike.
Në Devoll, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po në Devoll, është shpallur në kërkim A. D., 22 vjeç, banues në Thumanë të Krujës, i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në një banesë, ku dyshohet se ka marrë një shumë parash.
Në Korçë, janë proceduar penalisht:
E. S., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
J. S., 31 vjeçe, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi përplasi një biçikletë që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 51 vjeçe, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
E. B., 49 vjeç, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar bravën e derës së banesës së një 40-vjeçari.
Në Pogradec, është proceduar penalisht F. K., 66 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, pasi dyshohet se për shkak të pakujdesisë ka shkaktuar një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe pemë frutore.
Policia bën me dije se të gjitha rastet janë referuar në Prokuroritë përkatëse, dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“KORÇA BOOM”
