top of page

Largime të befasishme në kupolën qeveritare, kush vjen në skenë dhe kush ikën ?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot lirimin nga detyra të tre zëvendësministrave. Bëhet fjalë për Ilva Gjuzin, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit; Ceno Klosin, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; si dhe Romina Kukon, zëvendësministre e Brendshme.


Këto shkarkime ndodhin vetëm pak ditë përpara mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, që pritet të drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Sipas analizave politike, vendimi nuk shihet si pasojë e dështimeve individuale, por si një lëvizje strategjike në funksion të formimit të qeverisë së re.


Të tre zëvendësministrat e shkarkuar janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 11 majit dhe mund të jenë pjesë e kabinetit të ri “Rama 4”. Largimi i tyre nga pozitat aktuale shihet si një hap paraprak drejt përfshirjes së tyre në detyra të reja me më shumë përgjegjësi në qeverinë e ardhshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page