Ndarja e parakohshme nga jeta e Dr. Arlinda Tomçinit, mjekes psikiatre
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të mjekes psikiatre, Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, në moshën 49-vjeçare. Për më shumë se një dekadë, ajo shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Spitalin Universitar të Traumës, si pjesë e Njësisë Mjekësore Ushtarake.
Dr. Tomçini la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme humanizmi, përkushtimi ndaj pacientëve dhe bashkëpunimi i palodhur me kolegët. Humbja e saj është e madhe për familjen, komunitetin mjekësor dhe institucionin ku ajo shërbeu me devotshmëri.
Kujtimi i saj, profesionalizmi dhe vlerat njerëzore do të mbeten gjithmonë të paharruara. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe të gjithë kolegëve.
"KORCA BOOM"



















