top of page

Sfidoi policinë dhe u largua drejt Greqisë: Çfarë ndodhi më pas

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një shtetas 36-vjeçar u kap dhe procedua penalisht nga DVKM Korçë pasi drejtonte automjetin pa leje qarkullimi dhe nuk iu bind urdhrave të punonjësve të policisë.


Gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e PKK Kapshticë evidentuan shtetasin K. Sh., banues në Larisa, duke drejtuar automjetin në dalje të territorit shqiptar pa dokumentacion të rregullt.


Punonjësit e policisë i kërkuan të ndalojë automjetin dhe nisën procedurat për bllokimin e tij, por 36-vjeçari nuk iu bind urdhrave dhe vazhdoi lëvizjen drejt Greqisë. Policia e ndoqi dhe pas ndjekjes arriti ta ndalojë.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.


Automjeti i shtetasit u bllokua nga specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçë për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page