Lajmi i trishtë për sportin: Ndahet nga jeta ish-basketbollisti i Skënderbeut
- 2 hours ago
- 1 min read
Një lajm i trishtë vjen për sportin shqiptar. Është ndarë nga jeta ish-basketbollisti i njohur i Skënderbeu Korçë dhe i Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll, Ermand Temo, një nga emrat e spikatur të basketbollit korçar në vitet ’80.
Ai e nisi rrugën e tij në basketboll që në klasat sportive të shkollës Sotir Gurra, nën drejtimin e mësuesit Anesti Cale. Talenti i tij u evidentua herët dhe në vitet 1979–1982 ai ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Skënderbeut, me trajner Ferdinand Qirici.
Nga viti 1982 deri në vitin 1992, Temo luajti me ekipin e parë të Skënderbeut nën drejtimin e trajnerit Dhimitër Kaçorri, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës korçare.
Performanca e tij e mirë e çoi edhe në Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll, ku ishte pjesë në vitet 1984–1986. Ai shquhej për lojën e tij në qendër, ku përballej me disa nga basketbollistët më të mirë të kohës, si Çaçi dhe Kalaja.
Për më shumë se 33 vite, Ermand Temo jetonte në Selanik, ku edhe ndërroi jetë në një spital të këtij qyteti.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje për sportin korçar dhe për komunitetin e basketbollit, ndërsa ai do të kujtohet si një nga lojtarët që la gjurmë në historinë e këtij sporti në Korçë.
"KORCA BOOM"
















