“Copë u bëra në skenë”, Ilir Vrenozi tregon plagët dhe trazon rrjetin
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Një postim i fundit në rrjetet sociale ka shqetësuar ndjekësit e Ilir Vrenozit. Personazhi i njohur për videot virale dhe humorin e tij ka ndarë me publikun pasojat e një incidenti të ndodhur gjatë daljes së tij të fundit.
Përmes Instagramit, Vrenozi publikoi një foto ku shfaq këmbën e lënduar, me gërvishtje dhe shenja të dukshme plagësh, duke lënë të kuptohet se ngjarja nuk ka qenë aspak e lehtë.
Sipas tij, incidenti ka ndodhur gjatë një performance, ku energjia e madhe që ai shpenzon zakonisht në skenë këtë herë i ka kushtuar fizikisht.
Megjithatë, besnik stilit të tij ironik, Vrenozi e ka trajtuar situatën me humor, duke e lidhur atë me “syrin e keq”.
“Më morën mësysh, copë u bëra në skenë,” ka shkruar ai në postimin e tij, të shoqëruar me një emoji të zemëruar, duke lënë të kuptohet se incidenti ka qenë njëkohësisht i dhimbshëm dhe i papritur.
"KORCA BOOM"



















