top of page

(EMRI)/ U rrëzua nga tarraca e azilit ku qendronte, ndërron jetë 72-vjeçarja

  • 2 days ago
  • 1 min read

Ka ndërruar jetë 72-vjeçarja në Gjirokastër pak orë pasi ra nga tarraca e azilit ku qëndronte.


Ndërron jetë e moshuara e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, Sheqere Zeko në moshën 72-vjeçare.


Lajmin është konfirmuar përmes kanaleve të komunikimit nga Spitali Memorial i Fierit teksa e moshuara ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës në këtë spital.


Mësohet se, fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.


Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit.


Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.


Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit.


Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page