top of page

Zjarri shkrumbon banesën/ Familja mbetet në "qiell të hapur", flakët mendohen të kenë nisur nga...

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një banesë në fshatin Gurishtë–Shilbatër, në njësinë Administrative Tregan, është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.


Zjarri ka shkrumbuar banesën pothuajse plotësisht. Mësohet se shtëpia i përket shtetasit Arif Paeshti.


Sipas informacioneve paraprake, zjarri mendohet të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike dhe përhapja e tij u favorizua nga era e fortë.


Mjetet zjarrfikëse të Bashkisë Elbasan ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat përreth.


Tashmë, katër anëtarët e familjes mbetën në qiell të hapur në temperaturat e ulëta, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.


Dëmet materiale janë të konsiderueshme.


Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page