Arrestohet 35-vjeçari, akuzohet për ngacmim se*ksual ndaj një 19-vjeçareje
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet për ngacmim seksual ndaj një vajze të re. Ngjarja është bërë publike nga Komisariati Nr. 6, i cili njoftoi se arrestimi është bërë nga specialistët për hetimin e krimeve.
Sipas burimeve zyrtare, i arrestuari është shtetasi me inicialet B. I., 35 vjeç, ndërsa viktima është një 19-vjeçare. Policia nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes për shkak të ndjeshmërisë së rastit.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
