Aksident rrugor, automjeti del nga rruga dhe përfundon pranë një banese
- Apr 30
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar pranë rrethrrotullimit të rrugës së Arbrit, në fshatin Fshat të Bashkisë Klos, ku një automjet tip “Benz” është përplasur me murin mbrojtës të një banese.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti po lëvizte në drejtim të Klosit, kur për shkak të lagështisë në rrugë ka rrëshqitur dhe ka humbur kontrollin, duke përfunduar në murin mbrojtës pak metra larg oborrit të familjes Doka.
Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar.
Banorët e zonës shprehen se ky segment rrugor është problematik dhe shpesh është bërë burim aksidentesh. Familjarët kanë kërkuar rritje të sigurisë në këtë pjesë të rrugës, duke theksuar se mjetet kanë rrezikuar edhe më parë të përfundojnë në oborret e banesave.
Mësohet se muri mbrojtës i banesës është ndërtuar nga vetë familja, pasi barrierat metalike të vendosura më herët janë dëmtuar nga aksidentet e përsëritura në këtë zonë.
“KORÇA BOOM”
















