Pse mungon Saleh Nasri? Zbulohet arsyeja e vonesës te Skënderbeut
- 49 minutes ago
- 1 min read
Skënderbeu prej disa ditësh ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, ndërsa vëmendja e tifozëve korçarë është përqendruar te lëvizjet në merkato dhe futbollistët që do t’i bashkohen skuadrës.
Përveç afrimeve të reja dhe largimeve të mundshme, një nga çështjet që ka ngritur pikëpyetje në këto ditë është mungesa e Saleh Nasrit në grupin e lojtarëve që kanë nisur përgatitjet.
Mungesa e futbollistit egjiptian kishte krijuar shqetësim te tifozët, të cilët prisnin ta shihnin sa më shpejt në dispozicion të stafit teknik. Por tashmë vjen lajmi që qetëson ambientin bardhekuq.
Nasri pritet t’i bashkohet Skënderbeut pas disa ditësh, ndërsa vonesa nuk ka pasur lidhje me ndonjë problem me klubin apo me marrëveshjen mes palëve. Arsyeja ka qenë vetëm procedura për pajisjen me vizë të futbollistit egjiptian.
Sipas informacioneve, gjithçka tashmë është zgjidhur dhe lojtari ka siguruar dokumentacionin e nevojshëm. Mbetet vetëm udhëtimi drejt Korçës, ku Nasri do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të nisë punën për sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
















