top of page

Merkatoja e Skënderbeut nuk ka vetëm afrime, largohet një nga talentet e skuadrës

  • 1 day ago
  • 1 min read

Skënderbeu vijon lëvizjet në merkato, ku përveç afrimeve të reja priten edhe disa largime nga skuadra korçare.


Së fundmi është mësuar se Foti Çuçka nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut. Futbollisti i cilësuar si një nga talentet e ekipit bardhekuq, sezonin e kaluar la gjurmë me paraqitjet e tij, duke shënuar edhe 7 gola në kampionat.


Çuçka ka qenë një nga lojtarët e aktivizuar shpesh nga trajneri Gjoka, madje në disa takime e ka nisur edhe si titullar. Megjithatë, situata për sezonin e ri duket më e ndërlikuar, pasi konkurrenca për një vend në formacion pritet të jetë më e madhe.


Vetë futbollisti kërkon më shumë minuta dhe një rol më të rëndësishëm në skuadër, ndërsa mundësitë për të qenë titullar i rregullt te Skënderbeu mund të jenë të kufizuara.


Pritet që në ditët në vijim të mësohet destinacioni i ri i Çuçkës, ndërsa Skënderbeu vazhdon punën për të ndërtuar grupin me të cilin do të përballojë sezonin e ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page