ZYRTARE/ Pogradeci me “marshin e pestë” në merkato! Zyrtarizohen plot 4 futbollistë, mes të cilëve edhe ish-i i Vllaznisë (EMRAT)
- 2 hours ago
- 1 min read
Ajo çfarë u paralajmërua pak minuta më parë nga klubi i Pogradecit, ka marrë tashmë trajtë zyrtare.
Plot 4 futbollistë janë afruar tek liqenorët në këtë merkato të verës, në vigjilje të sezonit të ardhshëm në Kategorinë e Parë. Fillimisht, është njoftuar afrimi i Silvio Zogajt, lajm ky i cili është raportuar nga "Newsport.al" pak kohë më parë.
Po ashtu, skuadrës së drejtuar nga trajneri Emiljano Çela i janë bashkuar edhe Esegerto Geci, Aris Hoxha dhe Uetuuru Kambato. Duket se tek Pogradeci, "themelet" e një skuadre që ia vlen për t'u patur frikë nga rivalët, po hidhen që tani.
“KORÇA BOOM”
















