top of page

Korçë në zi, humb jetën 74-vjeçari në zjarrin e banesës, banorët nxirren jashtë

  • 37 minutes ago
  • 1 min read

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.


Për arsye sigurie, zjarrfikësit kanë nisur evakuimin e banorëve nga apartamentet e pallatit, deri në normalizimin e situatës.

Paraprakisht dyshohet për një viktimë, ndërsa pritet informacion zyrtar nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe pasojat e zjarrit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page