top of page

Nga heroi i Botërorit në një lajm të dhimbshëm

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Futbolli i Afrikës së Jugut është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të mesfushorit Jayden Adams, vetëm 25 vjeç.

Lajmi u raportua nga media sportive “Soccer Laduma”, e cila bëri të ditur se përfaqësuesit dhe kujdestari i futbollistit kanë konfirmuar ngjarjen tragjike. Deri tani, shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë publike dhe priten sqarime zyrtare nga autoritetet apo klubi i tij.

Mentori i Adams, Brendine Johnson, ka konfirmuar lajmin dhe ka kërkuar respekt për privatësinë e familjes në këtë moment të vështirë.


“Në këtë moment gjithçka është ende shumë e freskët. Familja nuk dëshiron të kontaktohet. Kjo humbje na ka tronditur të gjithëve. Kisha folur me të të enjten dhe ishte shumë optimist për rikthimin pas Kupës së Botës. Askush nuk e priste këtë”, u shpreh Johnson.


Humbja e Adams vjen vetëm pak ditë pasi ai ishte një nga protagonistët e kombëtares së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, ku skuadra shkroi histori duke u bërë përfaqësuesja e parë e vendit që arrin fazën me eliminim direkt të turneut.

Historia e tij gjatë Botërorit kishte qenë edhe më prekëse. Sipas ish-kapitenit të Afrikës së Jugut, Doctor Khumalo, Adams kishte mësuar për vdekjen e gjyshes vetëm disa orë para ndeshjes së fazës së grupeve ndaj Çekisë, më 18 qershor në Atlanta.



“KORÇA BOOM”


bottom of page