top of page

Ngjarje të shumta në Korçë e Pogradec: Aksident me të lënduar, pl*gosje dhe raste dhune

  • Apr 30
  • 1 min read

Disa ngjarje janë regjistruar në qarkun e Korçës gjatë orëve të fundit, ku policia ka ndërhyrë duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.


Në aksin rrugor “Korçë–Progër”, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. V., pasi teksa drejtonte një motokarro dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri, shtetasi N. Sh., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Ndërkohë, në Pogradec, u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 63 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë një 44-vjeçar. I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasen A. B., e cila dyshohet se ka fshehur mjetin e krimit.


Po në Pogradec, policia referoi materialet në Prokurori për dy shtetas, të cilët dyshohet se kanë dhunuar një 31-vjeçar dhe i kanë dëmtuar automjetin, si dhe për një 21-vjeçare që akuzohet për dhunë ndaj nënës së bashkëjetuesit.


Në Kolonjë, një 61-vjeçare po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka shqetësuar një shtetase përmes telefonit dhe ka zaptuar një dhomë banese me pretendimin e pronësisë.


Ndërsa në Korçë, u proceduan penalisht dy shtetas të tjerë: një 34-vjeçar për shkelje të urdhrit të mbrojtjes, pasi ka hyrë në banesën e babait të tij, dhe një tjetër që dyshohet se ka goditur me shkop një 64-vjeçar për motive të dobëta.


Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page