top of page

Aksident tragjik, punëtori humb jetën pas dy ditësh në spital

  • Apr 30
  • 1 min read

Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën një punëtori 50-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ndërroi jetë dy ditë pas ngjarjes në spital.


Aksidenti ndodhi më 27 prill në zonën rurale të Melliccianos, pranë Castelfiorentinos, gjatë punës në një fermë bujqësore. Sipas të dhënave paraprake, një betonierë portative është përmbysur, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar plagë të rënda.


Punëtori u transportua me urgjencë në spitalin Careggi në Firence, por pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve dhe humbi jetën më 29 prill.


Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe kushtet e sigurisë në vendin e punës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page