top of page

Pas një aksidenti, pëson fraktura të shumta dhe një këputje të perikardit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Chris Froome, një nga çiklistët më të njohur të dekadës së fundit dhe fitues i katërfishtë i Turit të Francës, ka pësuar një dëmtim serioz në zemër pas një aksidenti gjatë stërvitjes në Francë, më 27 gusht. Lajmi u bë i ditur nga bashkëshortja e tij, Michelle Froome, në një intervistë për gazetën The Times.


Çiklisti 40-vjeçar, që garon për ekipin izraelit Premier Tech, u dërgua me helikopter në spital pas aksidentit dhe iu nënshtrua një operacioni një ditë më vonë. Fillimisht u raportua se ai kishte pësuar pneumotoraks, pesë brinjë të thyera dhe një frakturë në shpinë.


Në deklaratën e saj, Michelle Froome shtoi se dëmtimi më shqetësues ishte një këputje e perikardit, që është cipja mbrojtëse që rrethon zemrën. Kjo është një lëndim i rrallë që mund të ndodhë në aksidente të rënda, siç ishte ky rast.


Ajo theksoi se gjendja ishte shumë më serioze sesa disa fraktura të zakonshme dhe se shërimi do të jetë i gjatë. Froome nuk do të mund të kthehet në biçikletë për një kohë, por është mirënjohës që po bëhet e ditur natyra e vërtetë e dëmtimeve që ka pësuar.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page