top of page

U largua nga Tirana, korçari Bledi Shkëmbi po bën “mrekullinë” te klubi tjetër shqiptar (STATISTIKAT)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 4
  • 1 min read

Janë zhvilluar 4 javë në ligën kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe në vendin e parë gjendet një ekip shqiptar, fjala është për Strugën (12 pikë pas 4 javësh).


Trajneri Bledi Shkëmbi po zhvillon një punë mbreslënëse, aq sa mund të konsiderohet në bazë të statistikave ekipi më i mirë shqiptar deri tani. Numri i golave të shënuar është një tjetër tregues, 11:1.


Kjo “tablo” është një faktor i qartë se ata do të jenë favoritë për t’u shpallur kampion në ligën maqedonase dhe kjo falë punës së trajnerirt Shkëmbi.    

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page