top of page

Zhgënjen Kombëtarja, vetëm një fitore minimale ndaj Gjibraltarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një penallti e Jasir Asanit i ka dhënë fitoren minimale Shqipërisë në miqësoren ndaj Gjibraltarit.


Në një ndeshje ku Sylvinho eksperimentoi me formacionin, kuqezinjtë u treguan pak aktivë në pjesën e parë, me sinjalet e vetme drejt portës që erdhën nga gjuajtjet e Medon Berishës nga distanca.


Situata ndryshoi në pjesën e dytë, kur nga fusha u larguan Broja e Daku, për t’i bërë vend Hoxhës e Shpendit, që shtuan shpejtësinë e manovrës.


Fatin e ndeshjes e vendosi një penallti e fituar nga Shpendi dhe e ekzekutuar nga Asani, që i dha kësisoj avantazhin kuqezinjve të cilët e administruan deri në fund.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page