top of page

Sot finalja e Kupës së FSHV-së Pogradeci-Tirana/ Suksese liqenore

  • Sep 7, 2025
  • 1 min read

Pogradeci-Tirana është finalja e sotme e Kupës së FSHV-së që do të luhet në kryeqytet. Një finale mëse e merrituar nga të dy skuadrat dhe në fund një prej tyre do të sigurojë trofeun e parë sezonal.


Pogradeci kujtojmë që vjen me pretendime të mëdha edhe për këtë trofe, pasi sipas merkatos dhe ajo që kemi parë mbetet skuadra për tu mundur. Finalja e sotme do të startojë në orën 19:00 në mbrëmje, ndërkohë që pasditen e djeshme kujtojmë që pogradecaret mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 Skënderbeun.


Është një trofe që në Pogradec mezi e presin dhe do të jetë i pari në histori nëse ndodh, ndërkohë që në kampin liqenor që ky trofe do të marrë rrugën sot në mbrëmje drejt Pogradecit.


Suksese sonte liqenore!

“KORÇA BOOM”


bottom of page