100 mijë euro në muaj dhe një shtëpi luksoze në Madrid, Xheorxhina merr vendimin surprizë pas martesës me CR7
- 1 day ago
- 1 min read
Kristiano Ronaldo dhe Xheorxhina Rodrigez kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë gjatë ditëve të fundit, jo vetëm për martesën e tyre, e cila u zhvillua në mënyrë diskrete, por edhe për vendimet e rëndësishme që çifti ka marrë pas ceremonisë.
Vetëm pak ditë pasi shkëmbyen betimet, Xheorxhina Rodrigez raportohet se ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me familjen e saj. Sipas mediave portugeze, partnerja e yllit të futbollit ka vendosur të ndërmarrë procedurat për t’u bërë nëna ligjore, përmes adoptimit, e tre fëmijëve të Kristiano Ronaldos: Kristiano Jr, Mateo dhe Eva.
Ndërkohë, vijojnë të publikohen detaje të reja rreth martesës së një prej çifteve më të famshme në botë, përfshirë edhe marrëveshjen e tyre paramartesore.
Sipas raportimeve, në rast divorci, Ronaldo do të jetë i detyruar t’i paguajë Xheorxhinës një shumë prej 100 mijë eurosh në muaj, gjatë gjithë jetës së saj. Përveç kësaj, ajo do të përfitojë edhe një rezidencë luksoze në La Finca, një prej zonave më ekskluzive të Madridit.
Marrëveshja thuhet se është hartuar me synimin për të mbrojtur interesat dhe të ardhmen e fëmijëve të Kristiano Ronaldos, duke shmangur komplikimet dhe procedurat e gjata ligjore në rast të një ndarjeje.
Vendimi i Xheorxhinës për të kërkuar adoptimin e tre fëmijëve të Ronaldos është tashmë një nga temat më të diskutuara rreth çiftit, duke i shtuar edhe më shumë vëmendjen martesës së tyre.
“KORÇA BOOM”
















