top of page

Ra në humnerë/ Policia jep detaje, nxirret shtetasi pas 8 orësh

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Zbardhet detaje të reja nga plagosja e zjarrfikësit në një fshat të Mallakastrës.


Policia e Fierit bën me dije se në fshatin Kapaj, shtetasi F. S., 48 vjeç, duke tentuar të rregullonte tubin vaditës të ujit, ka rënë aksidentalisht në një humnerë, ku ka mbetur i bllokuar.


Pas njoftimit të marrë nga familjarët, shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses kanë organizuar menjëherë ndërhyrjen për lokalizimin dhe nxjerrjen e tij nga humnera.


Pas një ndërhyrjeje të përbashkët, u bë e mundur nxjerrja e 48-vjeçarit, i cili kishte qëndruar i bllokuar për më shumë se 8 orë./CNA

“KORÇA BOOM”


bottom of page