Momente paniku, kamionçina përfshihet nga flakët në lëvizje
- 52 minutes ago
- 1 min read
Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pranë mbikalimit në Thumanë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, teksa mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Drejtuesi ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të automjetit.
Zjarrfikësit e Kurbinit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
“KORÇA BOOM”















