Plas operacioni “Ruloti”, dy në pr*nga dhe 150 doza dr*ge të sekuestruara
- 1 hour ago
- 1 min read
Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Dhërmi, në kuadër të operacionit të koduar “Ruloti”, të finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.
Në pranga kanë rënë F. B., 31 vjeç, banues në Fier, dhe E. K., 27 vjeç, banues në Vlorë. Sipas Policisë, ata u kapën pranë një beach bar-i në Dhërmi, teksa posedonin doza të dyshuara kokaine dhe Cannabis Sativa, me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit të automjetit dhe ruloti ku qëndronte 31-vjeçari, Policia gjeti doza të tjera të lëndëve narkotike. Në total u sekuestruan rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe Cannabis Sativa, si dhe automjeti.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, ndërsa ndaj dy të arrestuarve rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“KORÇA BOOM”
















