Gersi Troka thyen barrierat, shkruan historinë si studenti i parë me sindromën Down
- 1 hour ago
- 1 min read
Gersi Troka po shkruan historinë në Shqipëri, duke u bërë studenti i parë me sindromën Down që ndjek studimet universitare. 23-vjeçari, kampion në not në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin në vitin 2023, ka nisur studimet në Universitetin e Sporteve.
I vlerësuar me “Çmimin e Kurajos” nga Ambasada Amerikane për arritjet e tij në sport, Gersi shprehet i lumtur për këtë hap të rëndësishëm. Zgjedhja për të studiuar sportet lidhet me pasionin e tij për notin dhe dëshirën për të qëndruar aktiv.
Krahas studimeve, ai vijon të përfaqësojë Shqipërinë në gara ndërkombëtare, duke synuar rezultate të reja dhe duke dhënë një mesazh të fortë se asnjë pengesë nuk duhet të ndalojë ëndrrat.
Gersi ka ngritur gjithashtu shqetësimin për mungesën e mbështetjes ndaj personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar më shumë angazhim nga institucionet dhe shoqëria për krijimin e mundësive të barabarta.
Ndërkohë, Universiteti i Sporteve ka bërë të ditur se do t’i ofrojë një program të posaçëm, në mënyrë që ai të mund të kombinojë studimet me stërvitjen dhe pjesëmarrjen në gara.
“KORÇA BOOM”
















