top of page

Tërmeti godet papritur, lëkundjet regjistrohen pasditen e sotme

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një lëkundje tërmeti është regjistruar këtë të martë në vendin tonë. Sipas të dhënave paraprake sizmologjike, tërmeti ka pasur magnitudë 3.7 të shkallës Rihter dhe është regjistruar rreth orës 15:56.


Epiqendra e lëkundjes është lokalizuar vetëm 1 kilometër në veri-verilindje të Lushnjes dhe 36 kilometra në jugperëndim të Elbasanit. Goditja sizmike ka pasur një thellësi prej 10 kilometrash.


Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Lushnjes dhe Elbasanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page