Një marrëveshje që i jep më shumë forcë Skënderbeut, ja çfarë po ndodh
- 1 hour ago
- 1 min read
ABI Bank ka nisur një bashkëpunim të ri me Klubin e Futbollit Skënderbeu, duke u bërë sponsor zyrtar i ekipit korçar për sezonin 2026-2027.
Partneriteti synon të mbështesë ambiciet sportive të Skënderbeut, zhvillimin e ekipit dhe evidentimin e talenteve të reja, duke promovuar njëkohësisht vlerat që përcjell sporti.
Drejtori i Përgjithshëm i Biznesit në ABI Bank, Igli Sulaj, u shpreh se mbështetja e sportit është një investim në komunitet, talentin dhe të ardhmen e të rinjve. Sipas tij, bashkëpunimi me Skënderbeun shkon përtej sponsorizimit dhe lidhet me edukimin përmes sportit dhe promovimin e vlerave pozitive.
Edhe përfaqësuesi i klubit, Gerhard Takaj, vlerësoi partneritetin, duke theksuar se mbështetja e ABI Bank i jep klubit më shumë forcë për të synuar nivelet më të larta të futbollit shqiptar dhe ndërkombëtar.
“KORÇA BOOM”
















