top of page

Cristiano Ronaldo var këpucët në gozhdë? Zbulon pengun e fundit

  • 58 minutes ago
  • 1 min read

Cristiano Ronaldo po mendon seriozisht mbylljen e një karriere 25-vjeçare në futboll. Portugezi nuk ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen, por deklarata e tij e fundit tregon se ky moment mund të jetë shumë pranë.


“Ka mundësi që ky të jetë viti im i fundit si futbollist dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare”, deklaroi Ronaldo në një intervistë për “Vogue”.


41-vjeçari tha se e ka planifikuar edhe jetën pas futbollit. Ai synon t'i kushtojë më shumë kohë udhëtimeve, argëtimit dhe padelit, një prej sporteve që, sipas tij, e pëlqen shumë.


Ronaldo foli edhe për sakrificat që kanë shoqëruar karrierën e tij.


“Kam kaluar 25 vjet me shumë sakrifica”, u shpreh portugezi, duke shtuar se pas tërheqjes dëshiron të shijojë më shumë atë që ka fituar gjatë karrierës.


Por para se të mbyllë kapitullin e futbollit, Ronaldo ka ende një objektiv të madh personal. Portugezi synon të arrijë shifrën e 1,000 golave në karrierë.


Sipas të dhënave të publikuara, Ronaldo numëron 976 gola dhe i duhen edhe 24 për të arritur kuotën historike.

“KORÇA BOOM”


bottom of page