top of page

EKSKLUZIVE/ Superlajm para ndeshjes së radhës, FIFA hap rrugën për 10 futbollistë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një superlajm vjen për Tiranën nga FIFA, me bardheblutë që më në fund kanë marrë lajmin e shumëpritur për zhbllokimin e merkatos.


Ky vendim i jep mundësinë klubit të regjistrojë futbollistët që deri tani ishin në pritje dhe të ketë një organikë shumë më të plotë për ndeshjet e kampionatit.


Bëhet fjalë për plot 10 futbollistë, të cilët deri tani nuk mund të aktivizoheshin për shkak të bllokimit të merkatos. Me zhbllokimin e saj, Tirana tashmë mund të llogarisë edhe mbi këta lojtarë dhe të ketë më shumë alternativa në dispozicion.


Kjo është një goditje e rëndësishme për bardheblutë, të cilët në javët e para janë përballur me kufizime në formacion për shkak të pamundësisë për të regjistruar lojtarët.


Me merkaton tashmë të zhbllokuar, Tirana pritet të jetë me një formacion dhe organikë shumë më të plotë këtë javë, duke shtuar ndjeshëm alternativat e trajnerit për përballjet e kampionatit.


Për bardheblutë, lajmi i FIFA-s vjen në një moment të rëndësishëm dhe mund të ndryshojë ndjeshëm situatën e skuadrës në vazhdim të sezonit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page