U hodh në pishinë, pl*goset 19-vjeçari
- 1 hour ago
- 1 min read
Një 19-vjeçar francez është plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne në Ksamil, teksa po qëndronte për pushime në jug të vendit.
Sipas të dhënave paraprake, i riu i identifikuar si Yannis Thibaut, ka pësuar një frakturë në gju gjatë një hedhjeje në pishinën e ambientit ku ishte akomoduar.
Pas incidentit, 19-vjeçari është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku i është nënshtruar vizitës mjekësore./ Boldnews
"KORÇA BOOM"
















