top of page

Detaje të reja nga kr*mi/ 45-vjeçari goditi me sq*par nënën dhe pl*gosi babain

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Policia e Shtetit ka dhënë detaje zyrtare për krimin e rëndë në familje të ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Zhymë të Lushnjës.


Sipas policisë, rreth orës 21:20, një 45-vjeçar dyshohet se ka goditur me sqepar nënën e tij 80-vjeçare, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.


I dyshuari dyshohet se ka plagosur rëndë edhe babain e tij 77-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar nga banesa. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.


Sipas njoftimit zyrtar, motivet e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta, ndërsa 45-vjeçari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page