top of page

JAVA 2 e superligës luhet në 3 ditë/ Skënderbeu pret Dinamon të hënë në Korçë!

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Java e dytë e superligës do të kthehet të luhet e ndarë në tre ditë, teksa këtë të shtunë deri të hënë, do të luhen 5-së sfidat e javës së dytë, ku priten duele interesante.


Të shtunën e 29 gushtit ndeshja e parë do të jetë ajo mes Partizanit dhe Laçit, takim që starton në orën 16:00. Ndeshja e dytë e ditës do të jetë në orën 18:30 në Elbasan, ku vendasit presin Vllazninë.


Më pas në ditën e dytë, të dielë, do të luhen dy takime të tjera, ku së pari Vora do të presë Egnatian dhe ndeshja e fundit e së dielës do të jetë ajo mes Teutës dhe Tiranës në Durrës.


Të hënën e ditës së fundit të gushtit është radha e Skënderbeut, ku bardhekuqtë presin Dinamon në stadiumin “Skënderbeu”, takim që do të luhet në orën 18:30. Kjo ndeshje do të luhet pa praninë e tifozëve, pasi Skënderbeu është dënuar me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës, dënim që e mori takimin e fundit të kategorisë së parë, sezonin e kaluar.


Java 2


E Shtunë 29 gusht 2026

Partizani – KF Laçi Ora 16:00

AF Elbasani – Vllaznia Ora 18:30


E Diel 30 gusht 2026

FK Vora – Egnatia Ora 16:00

Teuta – Tirana Ora 21:00


E Hënë 31 gusht 2026

Skënderbeu – Dinamo City Ora 18:30

“KORÇA BOOM”


bottom of page