EKSKLUZIVE/ Skënderbeu-Dinamo luhet me tifozë. Ja çfarë do të ndodhë!
- 1 hour ago
- 2 min read
Nuk ka më mëdyshje. Pak momente më parë portali ynë “Korça Boom” ka zbuluar vendimin përfundimtar që ka dhënë Komisioni i Disiplinës për Skënderbeun, për ndeshjen e javës së dytë, ku u fol që do të luhej pa tifozë.
Në këto momente zbulohet se Skënderbeu-Dinamo nuk ka asnjë mëdyshje dhe do të luhet me tifozë. Intermpretimi që ka dhënë FSHF ka të bëjë me faktin se ishin dënuar spektatorët me dy ndeshje pezullim dhe jo stadium, pra në këtë mënyrë ndeshja e parë në Shkodër shleu gjysmën e dënimit, pasi nuk ishin të pranishëm tifozët e Skënderbeut dhe në këtë mënyrë, ndeshja psardhëse do të luhet me tifozë.
Duke qenë se mbeti vetëm 1 ndeshje dënim, atëherë është mësuar se kur kalon gjysmën Skënderbeu do të paguajë gjysmën e mbetur dhe kjo do të thotë që përfundimisht ndeshja e javës së dytë do të luhet me tifozë.
Ky është një lajm padiskutim i madh për Skënderbeun, pasi tifozët do të jenë në mbështetje të Skënderbeut dhe nga ky moment nuk ka asnjë mëdyshje në lidhje me dënimin që ishte dhënë pas javës së fundit të kampionatit të kategorisë së parë sezonin e kaluar.
Më poshtë sjellim dhe dënimin e dhënë në atë kohë, ndërkohë që kjo vërteton që Skënderbeu e ka shlyer gjysmën e dënimit dhe tashmë mbetet që ndeshja e javës së dytë të luhet me tifozë.
VENDIM I DATËS 5 MAJ
KF Skënderbeu, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive për rendin dhe sigurinë në ndeshje, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba aplikohet në masën 50%.
“KORÇA BOOM”
















