top of page

Arbana Osmani nuk do të jetë në ekran këtë sezon, ja formati që do sjellë në Youtube

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Edhe pse pritej të lidhte një kontratë me tv Klan, Arbana Osmani duket se nuk do të shfaqet në ekran as këtë sezon. Moderatorja do të vazhdojë emisionet në kanalin e saj në YouTube dhe flitet se kësaj here do të sjellë një format të ngjashëm me spektaklin “Dua të të bëj të lumtur”, ku në qendër janë historitë njerëzore.


Flitet se Arbana është në tratativa për të moderuar Festivalin e 64-t në RTSH, por ka në garë një rivale si Luana Vjollca. Përsa i përket formatit që solli vjet, me titull ‘Mirëmbrëma yje’, Osmani mendon që ta vazhdojë, sërish në platformën e saj të Youtube.


Mesa duket rikthimin në një ekran tjetër, Arbana e ka shumë të vështirë, përderisa kontrata e saj e shumë përfolur me Klan, nuk u firmos.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page