top of page

SKËNDERBEU/ Këtë javë përballë Lushnjës, më 22 mars me Besën. Në 15 ditë 4 ndeshje. Ja kalendari i plotë për bardhekuqtë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Katër javët e ardhshme për Skënderbeun janë zyrtarizuar tashmë, ndërkohë që në harkun kohor të 15 ditëve (nga 7 marsi-22 mars) bardhekuqtë do të luajnë plot 4 përballje, pra një ndeshje në më pak se 4 ditë.


Këtë të shtunë Skënderbeu luan javën e 25 në shtëpi dhe do të jetë Lushnja mysafire, ndërkohë që kjo ndeshje që do të luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 14.00.


Më pas në javën e 26 Skënderbeu do të udhëtojë drejt Fierit, ku e pret Apolonia vendase, ndeshje e cila do të luhet më 14 mars dhe është përcaktuar ora 15:00, si orë e startit të këtij takimit.


Javën e 27-të Skënderbeu do të presë Korabin. Kjo javë do të luhet në mesjavë, të mërkurën e 18 marsit, ndërkohë që ndeshja do të startojë në orën 15:00 .


Një ndeshje tjetër e zyrtarizuar është edhe ajo e javës së 28-të, kun ë atë atë javë Skënderbeu do të luajë në Luz ndaj Besës, takim që do të luhet të dielën e 22 marsit dhe do të startojë po në orën 15:00.


Më poshtë sjellim katër javët e ardhshme të Skënderbeut, që do të luhen në vetëm 15 ditë: 

 

 

JAVA 25

7 mars 2026 (E shtunë)

ORA 14:00 Skënderbeu-Lushnja

 

JAVA 26

14 mars 2026 (E Shtunë)

ORA 15:00 Apolonia-Skënderbeu

 

JAVA 27

18 mars 2026 (E Mërkurë)

Ora 15:00 Skënderbeu-Korabi

 

JAVA 28

22 mars 2026 (E Diel)

Ora 15:00 Besa-Skënderbeu

“KORÇA BOOM”


bottom of page