Arbitri nën presion total, ja momenti që tronditi ndeshjen Kastrioti–Skënderbeu
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Ndeshja mes Kastriotit dhe Skënderbeut, e zhvilluar së fundmi, nuk ka kaluar pa polemika. Ashtu siç është parë, kjo ishte një përballje me shumë tension, ku futbollistët vendas shpesh e kaluan kufirin e një loje korrekte.
Por një moment i veçantë nga kjo ndeshje ka ndezur debatet Tek “Korça Boom” ka mbërritur një foto , e cila, sipas tifozëve dhe analistëve, mund të konsiderohet një moment skandaloz.
Në foto shihet qartë një ndërhyrje e futbollistit të Kastriotit, Kacbufi, ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Bylykbashi. Pozicioni i duarve të lojtarit ndaj arbitrit ka shkaktuar reagime të shumta, me shumëkënd që pyet: A duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq në këtë rast?
Momenti ka ndodhur menjëherë pas akordimit të një penalltie në favor të Skënderbeut, çka ka sjellë protesta të ashpra nga lojtarët vendas. Ndërkohë, ajo që ka irrituar më shumë kampin korçar është fakti se gjyqtari nuk ka marrë asnjë masë disiplinore ndaj lojtarit të Kastriotit, ndërsa pak minuta më vonë ndëshkoi me karton të kuq Klevis Shaqen e Skënderbeut për një ndërhyrje minimale.
Ky episod ka hapur diskutime të forta mbi nivelin e arbitrimit dhe presionin që ndonjëherë gjyqtarët përjetojnë në ndeshje të tensionuara. Sipas opinioneve të shumta në rrjet, një sjellje e tillë e futbollistit ndaj arbitrit është e papranueshme dhe kërkon masa të menjëhershme nga organet përkatëse të futbollit.
Në fund të ditës, mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë masa për këtë incident, i cili ka prekur jo vetëm dinjitetin e arbitrimit, por edhe vetë frymën e lojës së ndershme.
"KORCA BOOM"



















