Argjentina vuan ndaj Zvicrës, por kualifikohet në gjysmëfinale
top of page

Argjentina vuan ndaj Zvicrës, por kualifikohet në gjysmëfinale

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Kombëtarja e Argjentinës ka siguruar kualifikimin për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhti Zvicrën me rezultatin 3-1 pas kohës shtesë.


Kampioni në fuqi kaloi i pari në avantazh që në minutën e 10-të, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një asistimi nga Lionel Messi.


Zvicra u shfaq më kërkuese në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 67-të me anë të Dan Ndoye.


Vetëm pesë minuta më vonë, zviceranët mbetën me një lojtar më pak pasi Breel Embolo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për simulim.


Pavarësisht inferioritetit numerik, Zvicra rezistoi deri në përfundim të kohës së rregullt, duke e dërguar ndeshjen në shtesë.


Në pjesën e dytë të shtesave, Julian Alvarez riktheu avantazhin e argjentinasve në minutën e 113-të me një goditje nga jashtë zone, ndërsa Lautaro Martinez vulosi rezultatin në minutën e 121-të pas një kundërsulmi.


Në raundin tjetër, Argjentina do të luajë kundër Anglisë për një vend në finale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page