top of page

Arrestime në Korçë/ Ja 3 personat nga 29-35 vjeç që bien në pranga për trafik droge

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 22, 2025
  • 1 min read

Korçë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve në kërkim.


Pjesëtarë të grupeve kriminale që shitnin doza të drogave të forta në qytetin e Korçës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas të shpallur më parë.

Të arrestuarit, të dënuar secili me mbi 7 vjet burgim.


Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, kapën dhe arrestuan shtetasit:


J. Xh., 29 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 7 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 10 muaj e 15 ditë;


P. K., 34 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 1 muaj e 16 ditë;


E. C., 35 vjeç, banues në Korçë. Nga dënimi 8 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 3 vjet, 4 muaj e 20 ditë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


“KORÇA BOOM”



bottom of page