Arrestohet efektivi i policisë në Maliq! Përplasi për vdekje me makinë qytetarin gjatë shërbimit
- Korca Boom
- Dec 3
- 1 min read
Një efektiv policie i quajtur Dritan Qylafi është arrestuar në Maliq, pasi akuzohet se ka përplasur për vdekje një qytetar.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor “Elbasan- Korçë”, kur efektivi ishte duke qarkulluar me makinën e tij, gjatë orarit të shërbimit. Dritan Qylafi ka përplasur qytetarin konkretisht në rrugën Maliq – Lozhan dhe ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i AMP:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq – Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















