top of page

Artan Hoxha: Rama ia fut vrapit kur vijnë gjimnazistët. Pse nuk del palaço të flasë, po ia rrahin deputetët në rrugë?

12 hours ago
3 min read

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, ka hedhur poshtë pretendimet se grupimi i ekstremit të majtë ANTIFA kërkon rrëzimin e Edi Ramës, pasi sipas Hoxhës, Rama është vetë brenda ANTIFA-s.


Hoxha foli edhe për bashkimin e pedagogëve në protestën e studentëve, ndërkohë që shprehu kritika për mësuesit që nuk i bashkohen nxënëseve në protestë edhe pse ata kanë qenë më të dhunuarit nga policia.


“Ka 5 janare rresht që policët presin të rritet paga, dhe vetëm gënjejnë. Që te Taulant Balla. I përdorën si mercenarë dhe thonë shpërblim për një pjesë, po policët e tjerë?


Ajo protesta e paradites, po e shohim që protestuesit, e kanë marrë vëmendjen, e kanë mundur algoritmin e kryeministrt, videot e tyre janë nga më të ndjekurat në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Të tjerët mundohen të bëhen prezentë. Kryeministri që në pikë të mëngjesit çohet dhe bën video, kur vijnë gjimnazistët ja fut vrapin.


Dalja e pedagogëe, duhet ta kishin bërë më përpara, sepse janë bashkëvuajtës të këtij sistemi. Keni parë pamjet e konvikteve? Janë më keq se kur ishim ne nëpër konvikte.


Tani thonë do bëjmë investime. Vëlla je në mëndatin e katërt. Në 2018 u ul dhe bëri pakt dhe mashtroi. Jemi tani në këtë situatë. Pedagogët duhet të dilnin më përpara sepse janë bashkëvuajtës të këtij sistemi.


Kryeministri tha këta nuk dinë të lidhin shtatë fjalë. Kush e ka katandisur arsimin në këtë derexhe?


Nuk e kuptoj pse mungojnë mësuesit e 9-vjeçares, ndërkohë që minorenët janë masakruar aty. Jo vetëm nuk dalin por dalin te porta dhe ju thonë mos ikni. Ata që kanë dalë në protestë, nuk janë njerëz që po përdor Rusia, Ayatollahu apo Antifa. Çdo gjë sipas Ramës e kanë bërë këta dhe nuk ka lidhje me realitetin në Shqipëri.


Historia që të njëjtën gjë po bëjnë në Paris dhe Milano, nuk ka lidhje me ne. Atje kanë dalë për kushtet, kurse këtu kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Enturazhi i kryeministrit do ta fusë veten te lufta e ANTIFA, por s’ka lidhje sepse Rama është vetë ANTIFA, është derr në thes aty brenda te ANTIFA, si do rrëzojë liderin global ANTIFA?”, tha Hoxha.


Artan Hoxha dhe Alban Dudushi kanë debatuar ashpër për Edi Ramën dhe qëndrimin e tij ndaj revoltës studentore.


Artan Hoxha: Pse nuk del ai palaço të flasë? Nuk mbledh dot Parlamentin ai. Jeni në vete ju? Ka humbur kontrollin, po ia rrahin deputetët në rrugë.


Alban Dudushi: Të ikë tani?


Artan Hoxha: Ka gënjyer pafundësisht, por të ikë. Vajti zv.kryeministrja në SPAK aty, ju shtua akuza.


Alban Dudushi: SPAK vazhdon punë e vet, ju tuajën.


Artan Hoxha: Vetëm mos ikë Rama, aman o Zot…


Alban Dudushi: Është çështja se çfarë vjen nga mbrapa. 2027 është e rëndësishme. Në fund të 2027 duhen mbyllur kapitujt.


Artan Hoxha: Pse do presim Edi Ramën ne? E kemi pritur 16 vjet. Premtoi 21 janarin, nuk e zgjidhi.


Alban Dudushi: Nuk bëhet ndërrimi me karton të kuq.


Artan Hoxha: Sot ka një zgjidhje dhe problemi është Edi Rama.


Alban Dudushi: Ka një energji që është e matshme në zgjedhjet e fundit. Ka një energji që është e pashfrytëzuar dhe është aty. Ka nevojë për forcë politike kjo.


Artan Hoxha: Ikën ky dhe vijnë forcat mbrapa. Çdo gjë e sheh si me Ramën kryeministër. Pa Ramën nuk zgjidhet..

“KORÇA BOOM”


bottom of page