“Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari”, vjen dorëheqja e parë
Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak dhe i Asamblesë së Shtetit të New York-ut, Mark Gjonaj, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve për dhunë policore ndaj të rinjve që protestojnë në Shqipëri.
Përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, Gjonaj kërkon zbardhjen e rasteve të dhunës dhe vënien para drejtësisë të personave përgjegjës.
“Asnjë fitore politike nuk vlen sa jeta e një shqiptari”, shprehet ai, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës për protestë paqësore dhe kundërshtimin e çdo forme dhune.
Në letrën e tij, Gjonaj bën të ditur edhe vendimin për t’u larguar nga Këshilli i Diasporës, me efekt të menjëhershëm.
Përtej reagimit ndaj veprimeve të policisë, ai kërkon gjithashtu krijimin e një qeverie tranzitore dhe ndërmarrjen e reformave demokratike, duke e konsideruar ndryshimin e drejtimit politik si një hap të nevojshëm për kapërcimin e krizës aktuale.
“KORÇA BOOM”
















