Atmosferë e ndezur, arrestime në tribunë pak para ndeshjes
- 5 days ago
- 1 min read
Vetëm një orë para fillimit të ndeshjes, stadiumi është mbushur pothuajse plot, ndërsa atmosfera mes tifozëve ka qenë e zjarrtë.
Megjithatë, situata ka njohur tensione në një nga sektorët e stadiumit. Burime për GazetaDemos bëjnë me dije se Policia e Kosovë ka ndërhyrë në pjesën ku ndodheshin tifozët turq, duke shoqëruar dhe arrestuar disa prej tyre.
Arsyeja e ndërhyrjes lidhet me përplasje dhe tensione të krijuara mes tifozëve, ndërsa forcat e rendit kanë vepruar për të neutralizuar situatën dhe për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes.
“KORÇA BOOM”
















