Barazim që shqetëson korçarët, analiza e një ndeshjeje pa dominim të qartë
- 4 days ago
- 1 min read
Skënderbeu i dha një mundësi ekipeve që e ndjekin në renditje të afrohen, as korçarët, as Korabi nuk arritën të dominonin plotësisht në fushë.
Skuadra korçare kishte disa mundësi të artë për të shënuar, përfshirë një penallti të gabuar nga Nasri, dy shtylla dhe një traversë që iu mohuan golin. Në shumë ndeshje më parë, Skënderbeu ka treguar karakter të fortë duke fituar në minutat e fundit, por këtë herë fati nuk ishte me ta.
Ajo që bie në sy është fakti se Skënderbeu nuk është një ekip agresiv me grintë të dukshme; shpesh mbështetet te aftësitë individuale të lojtarëve si Nasri, Gjata dhe Gjini.
Kjo tregon nevojën për një strategji më të qartë dhe një organizim më solid të skuadrës.
Kampionati nuk ka përfunduar ende, dhe korçarët duhet të veprojnë me përgjegjësi, larg çdo euforie të panevojshme, për të mos rrezikuar pozicionin e ekipit. Në këtë ndeshje u vunë re edhe ndryshime të shumta në formacion dhe në pozicionimin e lojtarëve, të cilat duket se nuk funksionuan siç duhej.
“KORÇA BOOM”
















