top of page

Bashkimi me Korçën, banorët kundër: A do t’i shkelë kryetari të gjitha fshatrat?

1 hour ago
1 min read

Propozimi për riorganizimin territorial dhe mundësinë e bashkimit të Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës ka hasur kundërshtime nga banorë të Maliqit, të cilët kërkojnë që bashkia e tyre të vazhdojë të funksionojë më vete.


Sipas burimeve nga takimi që po zhvillohet me kryeministrin Edi Rama, disa prej pjesëmarrësve kanë kundërshtuar idenë e bashkimit të Maliqit me Korçën, duke kërkuar që njësia vendore të ruajë statusin aktual.


“Mos e shkrini”, “Ne jemi kundër”, “A do t’i shkelë të gjithë kryetari vendet dhe fshatrat?” “Ndryshoni, vendimin mos e shkrini Maliqin”, janë disa nga shqetësimet e përcjella gjatë takimit.


Kundërshtime mësohet se janë shprehur nga qytetarë, punonjës të administratës dhe fermerë. Këta të fundit kanë ngritur shqetësime që lidhen me veçoritë dhe problematikat e zonës së Maliqit.


Sipas të njëjtave burime, gjatë takimit është pretenduar se rreth 97 për qind e qytetarëve janë kundër shkrirjes së Bashkisë së Maliqit. Kjo shifër është paraqitur gjatë diskutimeve dhe nuk shoqërohet me të dhëna të tjera që tregojnë mënyrën se si është përllogaritur.


Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama është shprehur gjatë diskutimit se qëndrimet në Korçë dhe Maliq janë të ndryshme. Sipas tij, në Korçë nuk shprehet kundërshtim ndaj bashkimit, ndërsa në Maliq banorët janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me propozimin./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page