top of page

Bashkë për më shumë suksese: Lisha rinovon me Pogradecin

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Klubi i Volejbollit të Femrave Pogradeci ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Besnik Lisha edhe për sezonin sportiv 2026–2027.


Klubi shpreh besimin e plotë në profesionalizmin dhe përkushtimin e trajnerit Besnik Lisha, duke vlerësuar kontributin e tij në zhvillimin e skuadrës dhe arritjet sportive të deritanishme.


Ky bashkëpunim synon vazhdimësinë e punës së mirë dhe objektivat e reja për sezonin e ardhshëm.


Klubi i uron trajnerit suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim të përbashkët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page