top of page

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu pas disa rezultateve pozitive mposhtet nga kampionët e Besëlidhjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Besëlidhja-Skënderbeu 115-64

 

Skënderbeu në basketboll për meshkuj është mposhtur me rezultat të thellë ndaj kampionëve të Besëlidhjes.


Sigurisht një humbje nuk duhet të demoralizojë djemtë e basketbollit, të cilët për disa javë më radhë kishin arritur rezultate pozitive, por përballë kampionëve absolutë të Besëlidhjes e kishin të pamundur të bënin më shumë.


Kujtojmë që këtë sezon për herë të parë pas shumë vitesh Skënderbeu ka ngritur një skuadër të denjë me blerje të shumta, por sigurisht Besëlidhja skuadra që e mposhti 115-64 tregon se është skuadra kampione edhe këtë sezon.


Skënderbeu ka objektivat e veta këtë sezon dhe pavarësisht humbjes duhet të përpiqet të bëjë më të mirën në vazhdim.


Suksese djema!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page