Basketbolli në gjimnazin "Themistokli Gërmenji"/ Një hap drejt finaleve
- 2 hours ago
- 1 min read
Në kuadër të edicionit të katërt të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, ekipi i basketbollit për djem ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme. Këtë herë ata triumfuan ndaj gjimnazit “Muharem Çollaku” të Pogradecit, duke siguruar vendin e parë dhe duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës finale të garës.
Aktiviteti sportiv u karakterizua nga një paraqitje e shkëlqyer në fushë, respekt reciprok mes skuadrave, frymë miqësie dhe emocione pozitive që do të mbeten gjatë në kujtesën e nxënësve, në përputhje me frymën e “Fair Play”.
Urojmë nxënësit dhe trajnerin e tyre, Arjan Kostani, për këtë arritje dhe i inkurajojmë për suksese edhe në ndeshjet finale që i presin në vijim.
"KORCA BOOM"
















