Beqiri pas humbjes: Nuk ka asgjë të mbyllur, luftojmë deri në fund
- Aug 6, 2025
- 1 min read
Shkëndija nuk arriti të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Champions League kundër Qarabag, duke u mposhtur me rezultat minimal 0-1 në Shkup.
Pas përfundimit të sfidës, trajneri Jeton Beqiri u shpreh se përkundër humbjes, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Ai theksoi se rezultati erdhi si pasojë e pakujdesisë së ekipit në momente vendimtare.
“Falenderoj tifozët për përkrahjen e tyre gjatë 90 minutave. Ishte një ndeshje e barabartë kundër një rivali me shumë përvojë. Për mua është e rëndësishme që futbollistët luftuan dhe dhanë maksimumin,” tha Beqiri pas ndeshjes.
Trajneri pranoi se pjesa e parë nuk ishte në nivelin e dëshiruar, por ekipi reagoi në pjesën e dytë:
“Në pjesën e parë nuk jam i kënaqur me paraqitjen tonë. Në pjesën e dytë loja u përmirësua, patëm edhe ne rastet tona. Në fund, ajo që vendosi ndeshjen ishte pakujdesia jonë.”
Beqiri shprehu besim për takimin e kthimit, duke shtuar:
“Do të tentojmë gjithçka për gjithçka në ndeshjen e dytë. Nuk kemi humbur me rezultat katastrofik, por me një disfatë minimale, e cila na lë ende në garë për kualifikim.”
“KORÇA BOOM”
















